Historia e veçantë/ Luan kundër idhullit në Europian, Mount paralajmëron Modriç: Aq shumë sa të kam parë, t’i di të gjitha lëvizjet

Një histori e veçantë është ajo e Mount, talentit të Anglisë, që shihte gjithmonë ndeshjet në televizor duke u ndalur tek Modriç që e kishte idhullin kryesor. Papritur ëndrra është përmbushur dhe Mount shkon për t’u përballur me mesfushorin kroat me petkun e favoritit. Anglia është dukshëm më mirë në cilësitë se kundërshtari i saj, ndërsa mbi të gjitha Mount vjen si fituesi i “Champions League”.

Futbollisti i Chelsea-t e ka paralajmëruar Modriç se me aq shumë herë sa e ka ndjekur nga televizori, tanimë ia njeh të gjitha lëvizjet. “Gjithmonë e kam parë Modriç kur luante në “Premier League” te Totenhemi. Është e çuditshme tani që do të luaj kundër tij sepse e kam parë aq shumë, ia njoh të gjitha lëvizjet dhe e di se çfarë do të bëj”, u shpreh Mount. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online