“Air Albania”, Reja dhe posti në UEFA! Ndryshimi i fytyrës së Shqipërisë, nga Kamberi te Bajrami

Nga Klaudio Ndreca

Në vitet e mëparshme te Shqipëria kemi numëruar gjithmonë lojtarët që refuzonin fanellën kuqezi për të zgjedhur një tjetër Kombëtare: “Iku edhe një “tradhtar”. Madje ky përcaktim ishte disi i “dalë boje” pasi po përdorej aq shumë, aq sa po e humbiste kuptimin. Kur rastet përsëriten të shumtë në numër, problemi shihet edhe te vetja.

Koha ka treguar me futbollistët se mund të flitet për gjithçka, përveçse për ndjenja të pastra dashurie pa llogaritur asgjë në interes. Pra pyetja që shtrohet: “Nëse Shqipëria e futbollit do të ishte e njëjta, me atë të 10 viteve më parë, a do të kishim këto afrime të reja cilësore në Kombëtare?”. Vështirë se do të ndodhnin!

Fillimisht për ta nisur me shtëpinë e re, “Air Albania”. Për një shtet të varfër ekonomikisht dhe pa shumë arritje në të gjitha fushat e mundshme, stadiumi i ri në zemrën e Tiranës është një luks. E nga ana tjetër është bindje për të afruar futbollistët e klubeve të nivele të larta në Europë, që kanë kushtet e duhura për t’u ndierë sërish si profesionist edhe në atdhe.

Zgjedhja e Armand Dukës si pjesë e UEFA-s ishte tjetër hap pozitiv për futbollin shqiptar në tërësi, që mund ta ngrejë zërin lehtësisht në organizmin më të lartë në Europë. Caktimi i finales së “Conference League” në vendin tonë është vetëm një nga provat si për të treguar se Shqipëria nuk është më ai vendi i panjohur që gjendet diku ngjitur me Greqinë, por që vetë nuk ka asgjë për të treguar.

Trajneri! Një tjetër pikë që duhet të përmendet është edhe Edi Reja. Tifozët dhe opinionistët sportiv mund të kenë mendime të ndryshme, pro apo kundër trajnerit të Kombëtares për skemën që përdor dhe mënyrën sesi luan te kuqezinjtë, por frytet e italianit po vijnë në shumë drejtime.

Nëse ish-trajneri i Napolit dhe Lacios të telefonon, që është një nga më të njohurit në Itali, atëherë ka një tjetër peshë rëndësie në krahasim me teknikët e tjerë që mund të ishin te Kombëtarja. E Reja ishte një prej personave që kontribuoi për bindjen e Nedim Bajramit që të zgjidhte fanellën e Shqipërisë.

Pra bëhet fjalë për bashkimin e të gjitha komponentëve, që e bëjnë Shqipërinë e futbollit që të ketë “fytyrë të re” dhe shumë dinjitoze. Afrimi i Florian Kamberit dhe Nedim Bajramit që lanë mundësinë për të pritur Zvicrën janë tregues i qartë. Më herët ishte thuajse e pamundur për të tentuar që të kërkoje prej këtyre lojtarëve një takim për të dëgjuar projektin, e jo më për t’i bindur që të zgjidhnin Shqipërinë.

Për të vazhduar me talentet tona në Greqi, ku Mario Mitaj dhe Andrea Ndoj janë dy rastet e fundit që e lanë fanellën e helenëve për të veshur atë kuqezi. E në këtë prespektivë ku e ardhmja duket e shëndrritshme, Shqipëria mund të ndihet e pafuqishme vetëm në ata futbollistë që pretendojnë ftesën e Gjermanisë, për të fituar Europianin apo Botërorin.

Një mundësi kjo që nuk mund të ofrohet nga Kombëtarja, por ajo që mund të thuhet me siguri është se kualifikimi për në Europianin e Francës ishte vetëm “thyerja e akullit” për shtrimin e rrugës së suksesit. Historia jonë vetëm sapo ka nisur… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online