Historia e Memushajt: nga problemet me letrat, te mungesa e… takave

0

Ledian Memushaj është i shumëshëtitur në Itali. Vlonjati, i cili ka idhull Ronaldon dhe simpatizon Interin, momentalisht është pjesë e Peskarës, klub që i dha mundësinë të luante për herë në Serinë A.

Mesfushori dha një kontribut të vyer për të arritur në elitën e futbollit italian, ndërkohë ka treguar se nuk e ka pasur të lehtë në fillimet e tij në botën e futbollit. Problemet me dokumentacionin kanë qenë një problem më vete, pasi vetëm kur mbushi 21 vjeç iu krijua mundësia të luante në liga profesioniste.

Për t’u mbajtur mend edhe diçka tjetër: në një provë në Kremona kishte shkuar me atlete vrapimi, pasi nuk kishte këpucë me taka. Por ndonjëherë mjafton talenti:  “E megjithatë, pas vetëm 2 minutash që po luaja, ndaluan gjithçka dhe më bënë të firmos, pasi kishin vendosur”. Në intervistën e dhënë për “Rete8”, Memushaj tregon edhe se si u ndje në ndeshjen me Italinë.

Vlonjati nuk ka nguruar të këndojë edhe himnin italian. Ka një jetë atje, ndaj edhe e respekton atë vend. Gjithsesi si vlonjat që është, zemra i rreh për Shqipërinë dhe mundohet çdo herë të bëjë më të mirën në fushën e blertë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.