Historia e Elseid Hysaj duket me të njëjtin fund, e do profesori që e ngriti në nivele të larta

Afrimi i Mauricio Sarrit si trajneri i Lacios, mund të rezultojë në një revolucion total në skuadrën kryeqytetase. Gazetari italian Alfredo Pedulla deklaron se tekniku italian është i interesuar për Elseid Hysaj, Maksimoviç dhe Jerome Boateng. Të tre këta lojtarë do të jenë agjent të lirë në fillimin e merkatos së verës.

Hysaj pëlqehet shumë nga trajneri 62 vjeçar, i cili e ka trajnuar si tek Empoli ashtu edhe tek Napoli. Gjithashtu dhe Maksimoviç ishte një nga të preferuarit e Sarrit tek skuadra e Napolit. Ndërsa Jerome Boateng do të largohet nga Bayern pas 9 vitesh, ku gjermani ka shprehur hapur dëshirën për tu transferuar tek Lacio. Nëse Elseid Hysaj largohet këtë sezon nga Napoli, një kalim tek Lacio është mëse i munfshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *