Historia e çuditshme e Akuas, ish-lojtari bardheblu mbërrin në destinacion

Futbolli është çështje fati! Njëherë të nxjerr në sipërfaqe duke të dhënë një shtytje drejt majave, ndërsa ndonjëherë fundos duke të dhënë një shqelm që duhet shumë punë ta marrësh veten. Historia e ish-mbrojtësit të Tiranës, Reuben Akua, ka shumë kthesa dhe labirinthe.

U afrua te bardheblutë në sezonin 2016-17 duke qenë titullar. Ai luajti në 24 ndeshje, 16 i nisi si titullar. Ganezi bëri paraqitje mjaft të mira, pasi bindi shpejt drejtuesit e 24 herë kampionëve të vendit, por ra në sy dhe jashtë Shqipërie. LASK e bleu sapo mbaroi sezoni.

Austriakët paguan te Tirana, por “porosia nuk mbërriti në destinacion”. Sezoni 2017-18 ishte plot me udhëkryqe për futbollistin afrikan. LASK-u e dërgoi te skuadra sllovene e Dunjaska Streda B. Informacionet për të mungojnë dhe nuk dihet nëse ka luajtur në kampionatin slloven.

Këtë sezon, mbrojtësi u rikthye papritur te skuadra e LASK-ut. Ai ishte në pankinë në humbjen e skuadrës së tij kundër Salzburgut në transfertë me rezultatin 3-1. Në kampionat ishte në pankinë, por nuk u grumbullua nga skuadra e tij në udhëtimin e Europa Leagues kundër Lilestrom. Austriakët fituan 4-0 takimin e parë kundër norvegjezëve, ndërsa tani mund të thuhet se shkojnë më shumë për turizëm në vendin skandinav. E ardhmja e Akuas? Sërish në pikëpyetje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online