Në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë ka pasur konflikte jo vetëm nga ana e tifozëve, por edhe brenda klubit shkodran. Da Silva nuk e ka pranuar largimin nga fusha që i bëri Brdariç, ndërsa ky i fundit mendoi se lojtari ishte dëmtuar dhe nuk mund të vazhdonte.
“Hera e dytë që ka ndodhur, nuk mund të jetë rastësi”, do të shprehej i nervozuar Da Silva pas ndeshjes, duke lëshuar edhe disa të shara në drejtim të trajnerit. Por së fundmi është vetë lojtari që në një prononcim për “Shkodra Sport” i ka kërkuar falje të gjithëve për veprimin e tij dhe premton se nuk do të përsëritet më. /Sport Ekspres/