I gjendet përgjigja pyetjes që ngrihet në të gjitha studiot, rasti i “Ernest Mess-it” dhe Jurgen Celhaka janë shembujt më të mirë

Përse futbolli shqiptar nuk po arrin që të prodhojë futbollistë që të kapërcejnë menjëherë drejt niveleve më të larta të futbollit, pa pasur nevojë për një “trampolinë”? Kjo është pyetja që gjithmonë ngrihet në të gjitha studiot dhe adresimi i fajit lihet në vende të ndryshme.

Por çfarë na tregon rasti i transferimeve të Tiranës, që kanë pasur bujën e madhe? Në fakt transferimi i Ernest Muçit dhe Jurgen Celhakës te Legia e Varshavës ishte një “heqje e barrierës” së trampolinës deri diku, pasi gjigandët polak marrin pjesë në grupet e Champions League dhe Europa League.

Sigurisht që për të marrë një biletë të tillë kërkohet edhe talent i madh mbi mesataren, për të tërhequr vëmendjen. Por rasti i Celhakës dhe Muçi treguan se problemi më i madh është i vetë klubeve shqiptare dhe mungesës së ambicies që kanë lojtarët për të parë më lart, që nga koha e tyre në Superiore.

Nëse në ekipet e elitës së futbollit shqiptar, klubet vazhdojnë të stërviten vetëm njëherë në ditë, kur jashtë që niveli është më i lartë, ka dy seanca stërvitore në ditë, atëherë hendeku për të kaluar në nivelin e tyre vetëm sa shtohet më tepër. Madje përtej stërvitjeve në grup, lojtarët që aspirojnë për të ecur sa më lart në karrierë duhet të kryejnë edhe stërvitje personale.

Ernest Muçi do të spikaste që në ditët e para pas transferimit në klubit e Legias me mënyrën sesi e kontrollonte topin, vizioni që kishte për lojën dhe rrezikshmëria para portës kundërshtare me gjuajtjet e tij si një “harkëtar”. Trajneri do të guxonte që ta quante menjëherë si “Ernest Mesi”, por papritur sulmuesi “u zhduk” për ca kohë.

Gjithçka do ta sqaronte vetë trajneri më vonë: “Në fillim kur erdhi Muçi nga Shqipëria, rrëzohej pas çdo kontakti me kundërshtarët dhe nuk arrinte dot që të fitonte as faull”. Pra në aspektin e rendimentit fizik, jemi jo pak mbrapa dhe mësimet merren që në hapat e parë. U kërkua shumë kohë stërvitje dhe përshtatje me klubin e ri që Muçi të shfaqej, kohë e cila mund të ishte kursyer për të shpalosur vlerat e tij që në fillim, pa pasur edhe presionin e tifozëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online