Higuain “po” Milanit, por ka vetëm një problem

Gonzalo Higuain ka dhënë miratimin për transferim te Milani. Këtë e ka bërë prej disa ditësh, duke dhënë dritën jeshile për transferimin e Kristiano Ronaldos në torino.

Argjentinasi e ka kuptuar se është i padëshiruar në Torino, por do të kërkojë një bonus për largimin e parakohshëm.

Tashmë dilema e vetme është cilin klub do të zgjedhë për të ardhmen, sepse Çelsi është në garë me Milanin dhe klubi anglez ka më shumë armë në dispozicion, krahasuar me një Milan të dobët dhe pa financa.

Gjithsesi, Milani i ka kërkuar pak durim, sepse i ofron 8 milionë euro në vit për 4 vite, ashtu si Bonuçit.

Me 55-60 milionë euro mund të mbyllet gjithçka, nëse fondi Elliott jep aprovimin për shpenzimin kolosal, por ndërkohë Fasone e Mirabeli kanë një detyrë: duhet të shesin urgjentisht kroatin Kaliniç dhe portugezin Andre Silva.

Ky i fundit pritet të shkojë në Angli, tek Ulvërhemptoni, për rreth 45 milionë euro, një nder i madh që Zhorzh Mendesh i bën Milanit (kontrollon Andre Silvën dhe klubin anglez).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online