Higuain për Ikardin, lëvizja që nuk do lejohej kurrë nga tifozët e Interit

0

Një spekulim, nga ata të zakonshmit në kohë merkatoje, për të shitur gazeta e për të marrë klikime në ueb: sipas Corriere della Sera, Juventusi është gati të ofrojë Higuain plus 50 milionë euro, për të marrë Mauro Ikardi nga Interi.

A ka gjë reale? Gazeta flet për telefonata e bisedime që nuk kanë ende tiparet e tratativës zyrtare, por nga ana tjetër tifozët e Interit janë futur në panik.

Ikardi është ylli i skuadrës, i vetmi që mund të konsiderohet Top Player, ndërsa ka një kontratë me klauzolë qesharake dhe pagë modeste. Kjo do të thotë që Interi është nën presion konstant nga bashkëshortja agjente Uanda Nara: rinovim milioner, ose ikim ku të duam për 100 milionë, që në këto kohëra janë si thërrime, për klubet angleze e spanjolle, apo PSG.

Juve e ka si parim: përça e sundo. E bëri me Higuain, kur ia mori Napolit, e bëri me Pjaniç nga Roma. Po e bëri edhe më Ikardin, më mirë të mbyllet Seria A. Tek Interi e dinë mirë, sidomos tifozët. Një lëvizje e tillë nuk do lejohet kurrë, kujtoni shkëmbimin Vuçiniç-Guarin në vitin 2014. E anuluan tifozët.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.