Kampionë të pathyeshëm, Golden Stejt shkon në finalen e madhe kundër LeBronit

Do të jetë finalja më e bukur dhe interesante e mundshme në NBA: sërish dy skuadrat më të forta përballë, Golden Stejt kampion në fuqi dhe Kleveland Kavaliers. Për të katërtin vit rresht, një rekord,nje përballje titanike. Ose më saktë kampionët në fuqi kundër LeBron Xhejmsit, sepse ai është personi i vetëm që mban në këmbë Kavaliers. Nga njëra anë skuadra që nuk dështon kurrë, nga ana tjetër Mbreti: Kush do të fitojë, do të ketë kthehet në legjendë të gjallë.

Mbrëmë Golden Stejt mundi 101-92 Hjuston Rokets, duke e mbyllur 4-3 Serinë e finales së konferencës. Një triumf i merituar, por io aq i lehtë, përkundrazi. Hjuston shkoi 3-2 në seri dhe ishte e panevojshme kualifikimit, ndërsa Golden Stejti kreu një përmbysje fantastike, por me drithërima, aq sa u duk një skuadër e brishtë si rrallë këto vite fundit.

Në finalen e djeshme diferencën e bënë gjuajtjet për 3 pikë, aty Hjustoni humbi gjithçka. Kevin Durant shënoi 34 pikë për kampionët dhe Stefën Këri ishte magjik në çerekun e tretë të lojës, si zakonisht, duke e mbyllur me 27 pikë, 10 asiste e 9 ribaunde.

Golden Stejt është një makineri perfekte, pothuajse. I tillë është edhe LeBron. Finale të mbarë, do të jetë spektakël!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online