Higuain merr nëntën “e mallkuar”, ja ata që kanë dështuar më parë

Numri 9 është kthyer në makthin e Milanit. Prej periudhës kur Filipo Inzagi u largua nga Milani në vitin 2012. Kushdo që e ka mbajtur atë numër mbi shpinë ka zhgënjyer plotësisht. Tashmë është radha e Gonzalo Higuain që të thyejë mallkimin që zgjat gjashtë vjet, ku shtatë futbollistë të ndryshëm kanë zhgënjyer plotësisht.

Emrat kanë qenë të mëdhenj, ashtu sikurse edhe zhgënjimi. Nga Aleksandre Pato, për të vazhduar me Matri, Torres, Destro, Lapadula, Luiz Adriano apo Andre Silva. Në total, të shtatë këta lojtarë kanë luajtur së bashku 138 ndeshje, duke shënuar vetëm 31 gola.

Trashëgimnia e numrit 9 te Milani tashmë do ti kalojë Higuain. I vetëmi që prej largimit të Inzagit mund të quhet një bomber i vërtetë. Këtë e tregojnë statistikat: “El Pipita” ka realizuar 164 gola në karrierë, më tepër se 5-fishi i paraardhësve të tij. Thuajse 150 rrjeta i ka shënuar vetëm në Serinë A me fanellat e Napolit dhe Juventusit. Misioni i tij te Milani është i thjeshtë: të thyejë mallkimin e numrit 9. Aty ku shtatë sulmues të tjerë kanë dështuar.

[Best_Wordpress_Gallery id=”92″ gal_title=”Milan mallkimi numri 9″]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *