Higuain mbërrin në Milano dhe flet si kuqezi mes koreve të tifozëve!

I veshur sportiv, kapele në kokë, fanellë portokalli dhe një buzëqeshje e pak ndrojtje… Makina që shoqëronte Gonzalo Higuain dhe të vëllain Nikolas ka mbërritur në këto çaste në hotelin ku do të qëndrojë sonte, pasi nesër është dita e madhe e vizitave mjekësore dhe firmës mbi kontratën që do ta bëjë kuqezi, ashtu si edhe Matia Kaldarën.

Argjentinasi ka folur edhe disa fjalë për mediat, teksa tifozët nisën koret “Kemi ardhur këtu, për të parë Higuainin të shënojë!” dhe “Kush nuk kërcën është bardhezi”.

“Nesër do të kryej vizitat mjekësore dhe do të firmos. Jam i lumtur për këtë aventurë të re. Një përshëndetje të gjithë tifozëve, edhe atyre të Juves që më kanë mbështetur gjithmonë. Ku mund të mbërrijë Milani? Më larg sa të jetë e mundur. Kam folur me Gatuzon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *