Të premten luhet supersfida e Serisë A, mes Napolit e Juventusit, ku mund të vendosen fatet e titullit në Itali.
Do të ishte sfida e veçantë e Gonzalo Higuainit, armiku i Napolit dhe tifozerisë atje, por argjentinasi nuk do të luajë.
Një frakturë në dorë nuk e lejon të aktivizohet dhe në dyshim është edhe ndeshja e mesjavës se ardhshme në Champions League, kundër Olimpiakosit.
Edhe ndaj Krotones të dielën Higuain luajti me një dorezë mbrojtëse.