Higuain është gati të lajë traversën: Të gjithë bashkë, të arrijmë këtë kualifikim!

 

Argjentinasi shënoi dy gola në Torino, por më pas shpërdoroi rastin më të rëndësishëm. Rikthehet pas dëmtimit dhe mungesave: Mund t’ia dalim. i lumtur që u riktheva

Një kualifikim në çerekfinale për t’u arritur, një mbrëmje e madhe për t’u jetuar në maksimum. Juventusi përgatitet që të përballet me ndeshjen e kthimit në fazën e 1/8-ve të Champions League ndaj Totenhamit, për të provuar që të ecë përpara, në turin e radhës; riniset gjithçka nga 2-2 e ndeshjes së vajtjes në “Allianz Stadium” me objektivin për të arritur të kalohet ekipi i Poçetinos në “Wembley”.

Në prag të kësaj sfide, pasditen e djeshme përpara se të nisej për në Londër, skuadra bardhezi ka punuar pak, teksa Alegri dhe Bufon janë shfaqur në konferencën për shtyp në Angli. Lajmi i mirë vjen nga infermieria dhe sulmi, ku Mario Manxhukiç dhe Gonzalo Higuain kanë marrë pjesë në stërvitjen e fundit me ekipin. Argjentinasi ishte protagonisti i madh i ndeshjes së vajtjes, por nuk luan nga minuta e 3-të e derbit ndaj Torinos, për një goditje në kavilje. Kjo e ka penguar që të zbresë në fushë për sfidat e fundit.

Por, “El Pipita” është gati, ashtu sikurse edhe ai e ka treguar në rrjetet sociale, ku ka postuar imazhe nga stërvitja bashkë me shokët e skuadrës dhe një diçiturë që inkurajon gjithë grupin bardhezi: “Jam shumë i lumtur që jam kthyer të stërvitem me ekipin”, ka shkruar sulmuesi argjentinas, “shkojmë të marrim këtë kualifikim. Forca djem, të gjithë bashkë mund t’ia dalim”.

Numri “9” është i motivuar dhe ëndërron që të përsërisë ndeshjen e vajtjes, që e pa protagonist në tabelën e madhe elektronike dy herë. Dy gola në pak minuta nga vërshëllimi i startit të ndeshjes, duke e drejtuar sfidën në favor të “Zonjës”. Më pas, pasi pësuan golin e Kejn për 1-2 nga ana e londinezëve, Higuain u prezantua te pika e bardhë dhe pati mundësinë që të çonte ndeshjen në 3-1. Por, topi u stamua në tranversë. Më pas, vetë argjentinasi po afrohej te sfida e dytë me besim. Tashmë, një mesazh dhe dita e së vërtetës për Higuainin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *