Gonzalo Higuain është një objektivat kryesorë të Çelsit që tani, me ardhjen e Mauricio Sarrit në stol, është gati të nisë ofensivën për të konkretizuar këtë transferim.
Sipas “Evening Standard”, të mërkurën do të ketë një takim mes vëllait-agjent të argjentinasit, pra Nikolas, për të diskutuar mbi këtë transferim.
Juventusi kërkon jo më pak se 60 mln euro për kartonin e “El Pipita”-s, që mund të gjejë një akord me klubin londinez për të përfituar 6,5 mln euro në sezon për tre vitet e ardhshme.
Por, mediat italiane bëjnë me dije se Higuain kërkon edhe nga Juventusi një dëmshpërblim që të largohet. Bëhet fjalë për një rrogë të plotë, pra 7,5 mln euro, që vështirë do t’i paguhet, edhe pse mund të gjendet një rrugë e përbashkët.
Higuain ka dy sezone me Juventusin, ku ka shënuar 40 gola në kampionat dhe 17 në Kupa. Ai u ble nga Napoli për 90 mln euro, pasi u pagua klauzola e kontratës.