Hidi jep “recetën” si Teuta mund të qëndrojë mes kryesueseve

Fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit dhe vendi i tretë në renditje për Teutën. Skuadra e Bledi Shkëmbit fluturon në kampionat, ndërsa Isli Hidi konfirmon objektivat sezonalë, por jep edhe “recetën” për ti realizuar.

Në programin “Zona Gol” në “SuperSport”, portieri tha: “Ndaj Luftëtarit ishte një fitore me shumë vlera, tre pikë që na mbajnë në vendin e tretë. Megjithatë, është shumë shpejt dhe çdo gjë e marrim hap pas hapi. Është një moment shumë i mirë, por nëse do të jemi të përqendruar, në fund të kampionatit, Teuta do të jetë mes skuadrave të kreut”.

“Trajneri Shkëmbi ishte i pari që më kontaktoi dhe e pranova ofertën me kënaqësi, duke qenë se klubi synonte të ndërtonte një skuadër konkurruese. Sekreti? Ambienti i qetë, ku gjithçka është korrekte me pagesat. Kjo është një prej gjërave të mira në futbollin e sotëm”.

“Teuta është një skuadër e ribërë gjatë këtij edicioni, ku lojtarët e rinj, janë ndërthurur me ata me eksperiencë. Shkëmbi dëshiron të ecë përpara në karrierë, ai na jep qetësi. Pika e fortë e Teutës së këtij sezoni është grupi, por prisja që mbështetësit e Teutës të ishin më të shumtë edhe ndaj Luftëtarit. Futbolli pa tifozë është një shfaqje shumë e shëmtuar. Ata të japin emocion, rritëm dhe zemër: do ti ftoja ti qëndrojnë pranë skuadrës, sepse na japin motivim”.

“Rikthimi në Shqipëri? Edhe pse luajta për shumë vite jashtë, e kam ndjekur gjithmonë kampionatin shqiptar. Infrastruktura ka një ndryshim shumë të madh, stadiumet janë të mira. Tani mund të luash futboll më qetë dhe të fitosh lehtë në çdo lloj fushe. Niveli është rritur, me skuadra si Skënderbeu apo Kukësi, që kanë kaluar ture në Europë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online