Heronjtë e heshtur! “Bëj dy punë për rrogën e muajit”! Basketbollisti Eldi Hysaj tregon kushtet mizore në Shqipëri: Ikim me rezistencë me vete në stërvitje

Pasioni nuk mund të jetë kurrë një profesion fitimprurës, të paktën jo në Shqipëri. Këtë e dinë më së miri edhe “heronjtë e heshtur”, basketbollistët. Sikur të mos mjaftonte mungesa e vëmendjes nga ana mediatike, kushtet dhe pagesat e tyre janë në kushte mizore. Një pasqyrë të basketbollit në Shqipëri e ka treguar lojtari i Teutës, Eldi Hysaj në intervistën e dhënë për Drilon Xhepollarin në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Hysaj duhet të bëjë dy punë për të nxjerrë një rrogë në fundin e muajit, vetëm basketbolli nuk mjafton. Sigurisht që nëse nuk do të ishte sakrifica dhe pasioni i djemëve të tillë, ky sport nuk do të ekzistonte në Shqipëri.

“Unë dua të fokusohem vetëm te basketbolli dhe të jem lojtar profesionist, por duke pasur edhe punën tjetër, kjo gjë më pengon pak. Atë kohë të lirë që kam ia përkushtoj vetëm stërvitjes dhe basketbollit. Kam menduar edhe për të ikur jashtë, por për momentin jam i kënaqur këtu te Teuta. Është e vështirë këtu në Shqipëri që të jesh lojtar profesionist. Si në rastin tim, duhet të bëj edhe një punë tjetër për të pasur jetesë më të mirë. Ideja është që duhet një sakrificë për të marrë frytet në fund. Mbështetja e tifozëve ka qenë gjithmonë nga tifozët e Teutës, megjithëse e dimë që futbolli është i pari. Më bën përshtypje që nuk janë transmetuar të gjitha ndeshjet tona, vetëm ato të Kupës.

Dua që ndeshjet të ndiqen edhe në televizion, se jo të gjithë kanë mundësinë për ta parë. Ka shumë vështirësi edhe infrastrukturë. Pallatet e sportit janë të ftohta dhe këtu është shumë temperaturë e ulët në dimër dhe shumë e lartë në verë, nuk ka një temperaturë standarte 21 gradë celcius, si kudo në botë. Ne jemi munduar që të marrim disa rezistenca në stërvitje që të jetë sadopak ngrohtë ambienti, por sigurisht që kjo është larg standarteve normale. Te Teuta është një aventurë fantastike pasi kemi parë vetëm suksese me rezultate. Jemi të gjithë të impenjuar dhe për çdo fitore kemi pasur festime. Kur humbasim bëjmë mbledhje. Më bën përshtypje që drejtuesit janë edhe në stërvitje duke na parë, jo vetëm në ndeshje”, tha Hysaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online