E bujshme/ Një ekip ikën nga elita e futbollit për shkakun e tërmetit në Turqi: Nuk luajmë asnjë ndeshje të vetme këtë sezon, lojtarët nuk mendojnë dot futbollin

Një tërmet i fortë ka tronditur Turqinë dhe dhe deri tani më shumë se 13.000 njerëz kanë ndërruar jetë dhe shumë të tjerë nuk po gjenden ende. Në grupin e këtyre të fundit bëjnë pjesë drejtori teknik i Hataysporit, Taner Savut dhe Christian Atsu.

Ende nuk ka një sinjal dhe gjetje të tyre pavarësisht lajmeve të qarkulluar se lojtari i Hatayspor, Atsu, ishte gjendur dhe dërguar në spital. Kjo skuadër e futbollit po përjeton traumë të madhe dhe askush në klub nuk mendon dot më për sport.

Për momentin ndeshjet në Turqi janë pezulluar dhe kampionati do të kthehet në 3 mars, por pa Hatayspor. Këta të fundit janë tërhequr nga gara edhe pse janë pjesë e elitës së futbollit. Klubi i Hatayspor i ka dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Turqisë duke treguar se nuk do të luajnë asnjë ndeshje të vetme këtë sezon dhe se do të braktisin kampionatin pasi nuk mendojnë dot më për futbollin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online