“Heroi” Uzuni: Tani jemi çliruar

Beratasi i gëzohet golit dhe ia dedikon atë familjes dhe menaxherit. “Europa përmes kampionatit? Llogaritë në fund”

Myrto Uzuni i dha fitoren Laçit në ndeshjen me Vllazninë. Mesfushori anësor realizoi golin e katërt në kampionat, i dyti me kokë për bardhezinjtë. Më parë e kish pësuar Lushnja, ndërkohë që këtë herë ishin shkodranët ata që u detyruan ta nxjerrin topin nga rrjeta. Beratasi beson se me këtë fitore ekipi është çliruar disi, pasi për këtë vit akoma nuk kishin fituar në kampionat.

“Jam shumë i lumtur për golin, pasi kishte vlerën e tre pikëve. Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore. Vinim nga disa rezultate jo shumë të mira. Besoj se skuadra është çliruar. Dedikim për golin? I dedikoj familjes tim dhe menaxherit tim, Franci Bodes”, u shpreh fillimisht për “Sport Ekspres” Të dielën Laçi luan kundër Skënderbeut në Korçë, një transfertë e vështirë. Uzuni u ka shënuar fazën e dytë bardhekuqve në Laç, madje ai gol u shkaktoi atyre humbjen e parë në kampionat. Për mesfushorin edhe një pikë në atë takim nuk do të ishte keq, duke parë faktin që skuadra e Ilir Dajës kryeson bindshëm kampionatin.

“Ne gjithmonë hyjmë në fushë për të fituar, varet se si do të shkojë kjo ndeshje. Përballë kemi një ekip kampion si Skënderbeu. Edhe pika do na gëzonte shumë”, thotë Uzuni. Laçi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që në kampionat ata renditen në vendin e katërt dhe nëse kampionati mbyllej sot, ata do të ishin pjesëmarrës në Kupat e Europës, pasi fituesi i Kupës është pjesë e katërshes më të mirë të kampionatit. Uzuni e ka të qartë që ndeshjet duhet të merren një nga një dhe në fund do t’i bëjnë llogaritë. “Për të realizuar objektivin Europë, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund të bëjmë llogaritë. Kjo është mënyrë e vetme dhe do fokusohemi të bëjmë më të mirën tonë në çdo takim. Urojmë që në fund të realizojmë objektivat e vëna nga klubi”, përfundon 22-vjeçari beratas, i cili në verë u ble nga skuadra e Laçit, që pagoi për kartonin e tij tek Apolonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online