Dopingu në futbollin shqiptar, temë tabu

Ndonëse herë pas here ngrihet si çështje, më shumë për debate televizive apo për të thënë që po flasim, realisht lufta ndaj dopingut në Shqipëri nuk ekziston. Futbollistët në Shqipëri janë të lirë të marrin çdo substancë që kanë dëshirë, apo klubet mund tu japin gjithçka edhe pa dijeninë e tyre, sepse brenda kampionatit nuk ka kontrolle për doping. Ka pasur thirrje për testime të lojtarëve, por kostoja e ngritjes së një strukture të specializuar, ose kostoja për lidhje me qendra të specializuara, bënë që gjithçka të harrohet, si shumë gjëra në Shqipëri.

Vetëm kur luajmë në Europë kryhen kontrolle anti-doping, edhe ato në fazën e grupeve e tutje, ndaj me të drejtë lind pyetja: A janë të pastër të gjithë sportistët tanë? Kemi rastin e peshëngritjes, një sport i fëlliqur nga përdorimi i frikshëm i dopingut, por aty ka kontrolle pas çdo kompeticioni, kur një sportist merr medalje, ndërsa në futbollin shqiptar shumica e futbollistëve nuk e dinë fare çfarë është kontrolli anti-doping dhe gjithashtu nuk e kanë idenë çfarë u jepet kur mjekohen për dëmtime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online