Çelsi në finalen e Europa League ka vetëm një emër: Kepa Arrizabalaga! Portieri spanjoll priti dy penallti kur Frankfurti kishte marrë kryesimin dhe dukej drejt finales, në gjuajtjet e 11-metërshave, pas 120 minutash pa fitues.
Pas ndeshjes Kepa foli shkurt, duke iu kthyer edhe asaj që ndodhi kohë më parë në finalen e Kupës së Ligës, kur refuzoi të zëvendësohej.
Kepa take a bow son. Two top saves.
WE’RE IN THE FINAL, AZERBAIJAN HERE WE COME ? #CFC #KTBFFHpic.twitter.com/pPJ5x1QTX8
— CFC-Blues.com (@CFCBlues_com) May 9, 2019
“Atmosfera ishte vërtet mjaft e mirë. Luanim kundër një ekipi shumë të fortë. Ishim përgatitur për ata që do të gjuanin penalltitë nga Frankfurti. Kam mësuar nga ajo që ndodhi në Wembley.
“Kam kërkuar falje për atë që ndodhi në finalen e Carabao Cup, sot ishte autokritika ime më e mirë. Sonte ishte një ndeshje tjetër dhe jemi shumë të lumtur”.