“Hera e parë që nga epoka e Gjicit”, Stefa flet për situatën e Kukësit: Shumë interesante, Longo i vetmi që nuk i janë futur të dyja këmbët në një këpucë

Kukësi ka rezultuar surpriza e këtij sezoni në Superiore. E thënë në këtë mënyrë pasi verilindorët kanë marrë rezultate positive dhe janë konkurrentët e Tiranës në një kohë që në merkato morën emra jo të mëdhenj. Për këtë arsye, i ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”, Gjergj Stefa është shprehur: “Te Kukësi ka fenomen shumë interesant. Në herën e parë që kur Kukësi ka ardhur në Superiore, protagonist nuk është Kukësi, është trajneri.

Këtë po e kuptojmë të gjithë. Unë jam i bindur që herë pas here edhe Gjici është bërë xheloz për mirë pasi Longo i ka marrë skenën, në të gjitha kuptimet. Ka një stil shumë interesant për debate, bën shou. Është i vetmi trajner në të gjithë epokën Gjici që nuk i janë futur të dyja këmbët në një këpucë, por i kanë kufij. Gjicit po i shijon kjo situatë pasi Kukësi ka rezultate të paparashikuara, nuk e priste që të ishin kaq mirë”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online