Hera e fundit e Tiranës me një ekip të Turqisë është për t’u harruar, 4-0 dhe pa e prekur topin me këmbë

Tirana ka arritur që të fitojë kundër Dinamo Batumit. Bardheblutë do të përballen me Beshiktashin në turin e dytë të Conference League. Në letër, ky kundërshtar shihet thuajse i pamundur për t’u kaluar më tej. Por futbolli tregon se ka të papritura dhe rasti i fundit ishte ai i eliminimit të Ferencvaros. Hera e fundit që Tirana është përballur me një ekip të Turqisë është për t’u harruar. Në sezonin e shkuar, gjatë përgatitjeve verore për Europë, ekipi i Shehit do të ndeshej me Fenerbacen.

Këta të fundit fituan 4-0, por më shumë se shifrat, diferencat ishin të frikshëm në nivelin e lojës. Bardheblutë nuk rrezikuan portën kundërshtare në asnjë rast dhe e kishin të pamundur që të kryenin disa pasime pa u ndalur nga rivali, pavarësisht se ishte ndeshje miqësore. Ndeshja e parë me Beshiktashin do të luhet në transfertë dhe mbetet të shihet sesi Tirana do ta përballojë përpara se të kthehet në Air Albania. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online