Henri e bën zyrtare: Fati e deshi, tani nis e vështira për mua!

Lajmi po qarkullonte prej ditësh dhe tashmë ka marrë formë zyrtare. Tierri Henri ka pranuar ofertën e Monakos dhe zëvendëson kështu Leonardo Zhardim në stol. Për francezin ofertat kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe, por në fund ka vendosur të rikthehet aty ku nisi hapat e parë si futbollist.

“Është krenari e madhe dhe një kënaqësi t’iu njoftoj se kam pranuar për t’u bërë trajner i AS Monako”, njofton Henri, i cili nuk mjaftohet me kaq në postimin e bërë në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Kam qenë me fat që kam marrë disa oferta shumë tërheqëse në muajt e fundit, por Monako gjithmonë do të jetë pranë zemrës time. Kam filluar karrierën time si futbollist këtu dhe duket sikur fati do që të filloja edhe karrierën time si trajner këtu. Jam tepër i gëzuar që m’u dha kjo mundësi, por tani sapo ka nisur puna më e vështirë. Mezi po pres”, shkruan ish-sulmuesi, i cili së fundmi ka qenë pjesë e stafit teknik të Belgjikës, që u rendit e treta në kampionatin botëror “Rusi 2018”.

https://www.instagram.com/p/Bo3g1A3FutA/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *