“Hëngri dy kile sallam dhe piu Coca-cola”, Lovren zbulon sekretet e shokut të skuadrës para finales së Botërorit kundër Francës

Kroacia arriti në finale të Botërorit të Rusisë në vitin 2018, duke eleminuar Anglinë në gjysmëfinale. Edhe pse me një skuadër me jo shumë yje, kroatët arritën të mposhtën konkurencën e Argjentinës apo Anglisë, që kanë lojtarë të kalibrit botëror.

Dy lojtarët më të mirë ishin Modriç dhe Rakitiç, të cilët dominuan mesfushën në çdo ndeshje. Sipas ish-mbrojtësit të Liverpulit, Lovren, Brozoviç nuk e mori aq seriozisht finalen, duke bërë një veprim të çuditshëm vetëm pak përpara nisjes së sfidës. Sipas tij Brozoviç hëngri 2 kile sallam, 2 brioshë dhe piu 2 Coca Cola, por megjithatë vrapoi rreth 15 km në fushë sikur të mos ishte asgjë.

“Para finales së Kupës së Botës, Brozovic hëngri dy kile sallam, dy briosh, dhe piu Coca-Cola. Më pas vrapoi 15 kilometra pa problem. Kur e pyeta si mundi ta bënte, ai më tha “sallam, sallam “. Nëse do të haja diçka të tillë, do të kisha humbur vetëdijen për katër ditë”, tha Lovren./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online