“De Biazi dhe Duka”, Nevil Dede tregon dy personat që çuan Shqipërinë në Europian: Njëri në fushë, tjetri fitoi me Serbinë

Nevil Dede ishte i ftuar në emisionin “Arnautistan” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa kujtohet koha e Shqipërisë së Europianit, Dede shprehet se protagonistët që na dërguan në këtë arritje ishte trajneri De Biazi dhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Njëri ndërtoi grupin e lojtarëve, ndërsa Duka arriti që fitonte çështjen në CAS kundër Serbisë pasi nuk na u dha e drejta që në fillim.

“Dy njerëzit kryesorë që Shqipëria shkoi në Europian, ishin trajneri Gianni De Biasi dhe presidenti i FSHF Armand Duka. De Biasi bashkoi grupin, ndërsa Duka fitoi gjyqin, atë ndaj Serbisë. Bëmë mirë në Europian, ndonëse unë mendoj se mund të bënim më mirë.

Futbolli ndonjëherë do edhe fat. De Biasi u shqiptarizua, bëri të gjithë për vete. Fitorja ndaj Serbisë në gjyq, ishte vendimtarja. Unë mendoj se Shqipëria po rinovohet dhe ka të ardhme. Ka lojtarë të mirë në xhiro. Lojtarët 22 vjeç dhe poshtë mund të furnizojnë Kombëtaren. Europiani ishte një hap shumë i madh. Nuk është korrekte të them lojtarin më të mirë te Shqipëria”, u shpreh Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online