Hendek i frikshëm, Franca vlen 730 milionë më shumë se Kroacia

Franca e Kroacia përballen sot në finalen e madhe të Kupës së Botës, me francezët që nisen favoritë. Një prej arsyeve është vlera e madhe që skuadra franceze ka në merkato, sepse kushton 730 milionë euro më shumë se skuadra kroate, bazuar në shifrat e Transfermarkt.

Didjë Deshamp ka një formacion yjesh, por edhe një stol garancish. Mes 23 të grumbulluarve në kombëtare bien në sy emrat e Grizman e Mbape, të cilët vlejnë përkatësisht 100 dhe 120 milionë euro. Në total Franca vlen 1080 milionë euro, që do të thotë mbi 1 miliard.

Në të kundërt, Kroacia vlen “vetëm” 350 milionë euro. Ivan Rakitiç vjen 50 milionë euro, Modriç e Manxhukiç shumë më pak, 25 dhe 18 milionë përkatësisht, por vetëm për shkak se janë 32 vjeç.

Natyrisht, nuk janë shifra reale, por vetëm vlerësim, sepse nëse Mbape shitet tani, vlen mbi 200 milionë, ndërsa Rakitiç e Modriç vlejnë ende mbi 80-100 milionë, përtej moshës.

Gjithsesi, në futboll për fat nuk ka shumë vlerë çmimi i lojtarëve në treg, sidomos kur bëhet fjalë për kombëtaret, si kemi parë këtë Botëror.

VLERA E FINALISTËVE

FRANCA VLERA NË

MILIONË EURO

KROACIA VLERA NË

MILIONË EURO

Lloris 25 Kalinic 6,5
Areola 15 Subasic 4,5
Mandanda 2,5 Livakovic 1,5
Varane 70 Lovren 20
Umtiti 60 Caleta-Car 10
Pavard 30 Vida 7
Kimpembe 30 Jedvaj 5
Rami 7 Corluka 4
Mendy 40 Strinic 4
Lucas 35 Pivaric 2
Sidibé 23 Vrsaljko 25
Kanté 60 Badelj 15
Nzonzi 30 Bradaric 3,5
Pogba 90 Rakitic 50
Tolisso 40 Kovacic 30
Matuidi 30 Brozovic 27
Fekir 60 Modric 25
Lemar 65 Perisic 40
Mbappé 120 Mandzukic 18
Dembélé 80 Pjaca 15
Thauvin 50 Rebic 10
Griezmann 100 Kramaric 27
Giroud 18 Kalinic
TOTAL 1.080,5 350

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *