Hebaj si Çani, vjen i dëmtuar te “demat”

Partizani luajti miqësore kundër Tomorit ditën e djeshme. Të kuqtë “masakruan” ekipoin  beratas me rezultatin 6-1. Trajneri Skënder Gega zgjodhi të hidhte formacionin e parë në pjesën e dytë, ndërsa pjesën e parë e përballoi me ekipin e dytë.

Sulmuesi Rubin Hebaj nuk mori asnjë minut në ndeshjen e djeshme kundër Tomorit. Shkodrani ka një shqetësim të lehtë dhe nuk u rrezikua nga stafi mjekësor. I riu nuk ka dëmtim serioz, por situata te “demat” është mjaft e acaruar kur vjen puna te dëmtimet.

Të kuqtë nuk duan që të përsëritet rasti i Çanit 2. Sulmuesi shtatlartë erdhi i dëmtuar te skuadra kryeqytetase dhe nuk duan që Hebaj të ecë në gjurmët e tij, pasi është afruar si një goditje e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *