Hazard në lupën e Bajernit, kampionët gati për të “dobësuar” rivalët  

Bajerni i Mynihut ka pasur gjithnjë si objektiv që të afrojë sa më shumë lojtarë nga kampionati gjerman, me synimin e vetëm për t’u forcuar vetë, por edhe për të dobësuar kundërshtarët. Kampionët e Gjermanisë kanë nisur të mendojnë që tani për lojtarët që mund të afrojnë.

Synimi i radhës për ekipin e Niko Kovaç është lojtari i Gladbahut, Thorgan Hazard. Belgu ka bërë mjaft mirë këtë edicion duke shënuar dhe gjashtë gola. Lojtarit në fjalë i përfundon kontrata në vitin 2020 dhe Bajerni do të përfitojë nga kjo situatë.

Thorgan është vëllai i Eden Hazard dhe luan sezonin e tij të pestë në gjermani. Emri i Bajenrit mund ta tundojë anësorin, i cili mund të jetë i gatshëm për të ndryshuar ambient.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *