Hazard “mollë sherri”, vazhdon lufta Çelsi-Real Madrid

Eden Hazard është në qendër të vëmendjes në ditët e fundit. Belgu gjithnjë e më shumë përflitet se mund të transferohet në Spanjë tek Real Madrid, pasi “galaktikët” e shohin si pasuesin ideal të Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, në Angli raportohet se Çelsi nuk është dakord që ta shesë, pasi presin shumë nga belgu në edicionin e ri, sidomos pas shkëlqimit në Kupën e Botës.

Flitet për shifra të çmendura tani, pasi Hazard mund të kalojë dhe transferimin e Nejmar tek PSG, kjo për faktin se shifra e përfolur së fundmi është plot 225 milion euro, pra 3 milion euro më shumë se vlera e transferimit të brazilianit.

Duket si çmenduri që të refuzohet një shifër e tillë, por Sarri e ka në planet e tij sulmuesin dhe nuk e mendon se ai mund të largohet. Jo vetëm kaq, por mësohet se Hazard do të jetë kapiteni i parë i ekipit për sezonin e ri dhe trajneri e ka bërë zgjedhjen e tij. A do mundet që ta joshë shiriti Hazardin për të qëndruar në Londër. Duket mjaft e vështirë, duke ditur që belgu ka shprehur dëshirën që të provojë një aventurë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online