“Hazard më tha që do shkojë te Reali”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ish-futbollisti danez Brian Laudrup ka zbuluar në një intervistë për kroaten Sportske Novosti se Eden Hazard do të transferohet te Reali i Madridit.

Ylli belg ndezi merkaton pas fitores së djeshme ndaj Anglisë, duke deklaruar se preferon të largohet nga Çelsi dhe të gjithë e dinë dëshirën e tij.

“Fola me Hazard para pak ditësh dhe më tha se do të shkojë te Reali. Mendoj se është një lëvizje e mirë, si për të, ashtu edhe për Realin”, deklaroi ish-sulmuesi i Çelsit dhe Danimarkës.

“Mendoj se është e mundur që Nejmar ose Mbape të shkojnë te Reali, por nuk mund të flas për këtë”, shtoi Laudrup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *