De Brujne habitet me gazetarët anglezë: Si e sulmojnë lojtarin e kombëtares?

Kevin de Brujne ka dalë hapur në mbrojtje të shokut të skuadrës te Mançester Siti, Rahim Sterling, duke deklaruar se nuk i kupton kritikat ndaj sulmuesit anglez.

Sterling është kritikuar ashpër nga shtypi anglez në lidhje me paraqitjet e tij në fushë, por gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private.

De Brujne, i cili u eliminua me Belgjikën në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ashtu si Anglia, mendon se 23-vjeçari anglez u paraqit shumë mirë.

“Nuk e kuptoj si mund të kritikosh futbollistin e kombëtares tende, sepse në fund të fundit ai mundohet vetëm të fitojë, ashtu si shokët e skuadrës.

“Mendoj se ai luajti shumë mirë, në ndeshjet që kam parë. Natyrisht, kur nuk shënon gol gjithçka ndryshon, por në futboll jo gjithçka lidhet vetëm me golin.

“Shpresoj që mediat t’i japin dashurinë që meriton, sepse ai jep gjithçka për Anglinë dhe është person shumë pozitiv. Te Siti ai është i shkëlqyer dhe ia kam kaluar shumë mirë me të, që ditën e parë që jemi transferuar aty”, tha De Brujne, i cili shënoi 1 gol e dha 1 asist në Botëror, ndryshe nga Sterling, që nuk u përfshi në asnjë gol, edhe pse luajti titullar në çdo ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online