Hatërmbetje shqiptarësh, Shaqiri e refuzoi Zvicrën për shkakun e shiritit të Xhakës

0

Refuzimi i Xherdan Shaqirit për t’u bashkuar me Përfaqësuesen e Zvicrës ka shkaktuar një zhurmë të madhe në ambientin zvicerian kohët e fundit. Kritika të shumta ka pasur në drejtim të shqiptarit për shkak të rëndësisë që kanë ndeshjet e radhës, të cilat nuk kanë munguar as për trajnerin Petkovic, që po fajësohet për këtë refuzim të Shaqirit.

Duket së ka një krisje në marrëdhënien e tyre dhe fillimet e saj nisin që nga hierarkia që tekniku i Zvicrës vendosi për futbollistët që do të mbanin shiritin e kapitenit. Shaqiri nuk e ka pëlqyer faktin që Xhaka të ishte më lart tij në hierarki dhe këtë dëshirë për të qenë lideri i helvetëve e ka shprehur hapur përpara Europianit të vitit 2016.

“Po sikur Kosova të më dojë si kapiten?  Të gjithë duan të jenë kapitenë. Unë jam në krye të hierarkisë. Do të duhej t’isha me kapitenët. Unë jam padyshim i zhgënjyer”, do të shprehej sulmuesi, pasi u la jashtë listës së kapitenëve.

Kjo është e gjithë historia që jep “Blick” mbi arsyen e mungesës së Shaqirit, që dëshiron të ketë shiritin që Xhaka mban në krahë, ndrësa vetë futbollisti ka dhënë argumentin se do të donte të stërvitej me klubin e tij për të zënë një vend titullari./Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.