Besnik Hasi ka realizuar misionin e vet kryesor, kualifikimin e Olimpiakosit për në grupet e Champions League, ndërsa tani do të ndeshet me Juventusin, Barcelonën dhe Sportingun në grup, një short i tmerrshëm.
Megjithatë, Hasi e ka pritur qetësisht shortin, duke qenë i përgatitur për rivalë të tillë: “Nuk prisja ndonjë gjë tjetër. Ne nuk ishim kokë grupi, kështu që në mos Juventusin ose Barcelonën, do të kishim kapur Realin, apo Bajernin, Junajtidin, Sitin, skuadra që sigurisht nuk janë në nivelin tonë. Mendoj se është një short i mirë për skuadrën time që të tregojmë sesa vlejmë. Do të kërkojmë që të bëjmë maksimumin të dalim përpara Sportingut. Do të jetë ai kundërshtari për t’u mundur. Por, s’do të më bënte keq ndonjë surprizë”, ka thënë ai.