Hasani e mbyll në Iran: Sepahan meriton të luftojë vetëm për titull

Edon Hasani la Vlazninë në janar për të nisur një aventurë të re në Iran me skuadrën e Sepahan, por aventura iraniane zgjati shumë pak. Vetë shkodrani përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka treguar se ishte ndeshja e fundit për të me skuadrën e Sepahanit, për të cilën ka vlerësim maksimal dhe i uron që të rikthehet pretendimeve për titull edicionin e ardhshëm: “Ishte ndeshja ime e fundit me skuadrën e  Sepahanit. Jam i lumtur që isha pjesë e sepahan. Falënderoj të gjithë ata që kanë besuar mbi mua. Jam më i lumtur që kam ndihmuar skuadrën për të qëndruar në ligë. Ky klub, veçanërisht tifozët e mrekullueshëm nuk e meritojnë të luftojnë për mbijetesë, por vetëm për titullin e kampionit. Ndonjëherë jeta hyn në rrugë të vështirë dhe situata të tilla ndodhin, por duhet të jesh i fortë për t’u kthyer. Uroj sezonin e ardhshëm që Sepahan të kthehet për të luftuar për kampion,  pasi aty e ka vendin dhe tifozët e meritojnë për të festuar titullin e kampionatit”, përfundon Edon Hasani në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online