Harrojeni politikën! Mbaron numërimi i zgjedhjeve, por nis spektakli i Champions League në mbrëmje

Ditën e sotme do të luhet sfida e parë e Champions League, aty ku Reali i Madridit do të presë në shtëpi Chelsean. Kjo sfidë është si një “bast” i te dy trajnerëve të te dyja kampeve. Nga një anë Zidane do të kërkojë të përfitojë statusin e “madhështorit”, duke fituar përsëri kete kompeticion edhe pse tashmë pa Ronaldon.

Reali i Madridit ka fituar 13 herë nga 16 herë finalen e Champions League, duke treguar dhe peshën e kësaj skuadre. Kualifikimi në finale do të ishte historik për Zinedin Zidane, i cili e ka fituar tre herë Champions League si trajner i Realit.

Nga ana tjetër Tuchel do t’i tregojë PSG se ishte ai që e dërgoi këtë skuadër në finale, vitin e kaluar. Rikonfirmimi i teknikut gjerman, do të fliste shumë në favorin e tij në krye të pankinës. Chelsea tashmë ka siguruar vendin e 4-t në kampionat dhe praktikisht të gjitha forcat janë përqendruar në gjysmëfinale ndaj Realit.

Blutë do të kërkojnë të shmangin humbjen ditën e sotme, në mënyrë që ta kenë sa më te lehtë në shtëpinë e tyre, dy javë më pas. Kjo sfidë shërben për shqiptar?t si një kthim në jetë normale pas konsumimit të temës politike dhe zgjedhjeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online