“Hapni derën jemi karabinierët“/ Nuk i beson dhe telefonon policinë, lojtari i Romës mbetet pa shtëpi

0

Një zgjim i pakëndshëm ka qenë ky i sotmi për futbollistin e Romës, Bruno Peres. Karabinierët kanë mbërritur në derën e shtëpisë së tij në orën 4 të mëngjesit, duke i kërkuar t’i lejojnë të hyjnë brenda. “Hapeni derën, jemi karabinierët”, kanë qenë fjalët që mbrojtësi brazilian ka dëgjuar në orët e para të mëngjesit. I vendosur në dsyhime, Peres nuk ka besuar fillimisht se jashtë ishin vërtetë karabinierët që e prisnin, duke telefonuar kështu menjëherë policinë.

Pasi është siguruar i ka lejuar të hyjnë në banesën e tij. Mbrojtësi i Romës nuk kishte të bënte aspak me operacionin e forcave të rendit. Plot 28 persona kanë përfunduar në pranga nga ky aksion, ndërsa fatkeqësisht për Peres tashmë i duhet të kërkojë një tjetër banesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.