Në Holandë janë të lumtur për biletën e siguruar me finalen drejt Tiranës. Por kujtimet e tyre nga hera e fundit kur Feynord mbërriti në Shqipëri për të luajtur ndaj Partizanit në vitin 1991, janë të rrënjosura thellë. Një figurë legjendare e klubit holandez është edhe ajo e fotografit De Pater, që e ka ndjekur mbrapa Feynordin për 30 sezone.
Gjatë kësaj periudhe do të vizitonte edhe Tiranën për ndeshjen e shumëpërfolur ndaj Partizanit. Një finale europiane e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar? Askush nuk mund ta besonte, për më tepër holandezët që ishin pjesë e asaj ndeshje të 1991. “Lekbello? E ke fjalën për atë me gishtin e madh? Sa djalë i mirë që ishte. Kemi shkuar në 1991 në Tiranë. Varfëria atje ishte e paprecedentë. Shkuam në hotel një ditë para ndeshjes dhe kolegu im hapi derën e dushit, ndërsa uji ishte deri te kyçet e këmbës.
Gjithçka rridhte dhe ishte e prishur. Nuk kishte pothuajse asgjë për të ngrënë për futbollistët, ata ishin të tronditur. Le të themi se nuk gjetën asgjë në Tiranë në atë kohë. Askush nuk mund ta imagjinonte se atje tani do të zhvillohet një finale e Europës. Por duhet të themi se është e rinovuar plotësisht”, u shpreh De Pater. /Sport Ekspres/