Napoli ka mbrojtur kreun e Serisë A duke arritur një fitore të vuajtur kundër Sampdoria-s, me shumë përmbysje e emocione. Përfundoi 3-2 për Napolin, që pësoi gol që në minutën e dytë nga Ramirez, por Alan barazoi në minutën e 16-të. Kualiarela me 11-metërsh shënoi sërish për miqtë në minutën e 27-të, por që në pjesën e parë Insinje e Hamshik përmbysën gjithçka. Në pjesën e dytë nuk pati gola, edhe pse shumë emocione dhe një karton të kuq për Mario Ruin në minutën e 77-të, me Napolin që vuajti jo pak.
Hamshik shënoi një gol të paharrueshëm, sepse u bë shënuesi më i mirë i gjithë kohërave për Napolin, me 116 gola, ndërsa rekordi i Maradonës me 115 gola, që rezistonte prej vitit 1991, është thyer tashmë.
?3??9??
? G????????????????L ?#Hamsik? il gol del vantaggio, il gol della STORIA ? 1??1??6?? ?
?? #NapoliSamp 3-2
?? #SerieATIM
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/7bBqC035mL— Official SSC Napoli (@sscnapoli) December 23, 2017