Një pamje kurioze është regjistruar në fund të kualifikueseve të para në Çmimin e Madh të Gjermanisë në Formula 1. Ljuis Hamilton doli nga pista, por nk frenoi dhe në rikthimin në pistë makina u dëmtua, duke u përplasur me bordurën e pistës.
Mercedesi i pilotit britanik pësoi një dëmtim hidraulik dhe nuk mund të lëvizte nga vendi.
Megjithatë, Hamilton nuk u dorëzua dhe bëri gjithçka për ta çuar makinën në bokse, duke e shtyrë vetë, pasi përndryshe nuk do të garonte dot në kualifikueset e dyta.
Pas një minute vuajtjesh, disa komisarë të garës shkuan ta ndihmonin, por pak më vonë Hamiltonit i thanë që duhej të ndalonte makinën.
#HAMILTON IS STOPPED! #GermanGP pic.twitter.com/TYJoFlFkL9
— Samuele Fassino (@samu_fassiF1) July 21, 2018