“Don Balon” raporton se në janar Hames Rodrigez mund të largohet nga Bajerni. Mesfushori kolumbian, i huazuar për dy vite nga Real Madridi (për 13 mln euro, me kërkesë të ish-trajnerit të bavarezëve, Karlo Ançeloti). mund të transferohet në kampionatin amerikan. Klubet e interesuara për të janë Orlando Siti dhe Nju Jork Siti.
“Don Balon” thekson se trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, nuk është një fans i 26-vjeçarit, kështu që rikthimi i tij para kohe në Madrid nuk ka shans të ndodhë. Ai fillimisht duhet të tregojë veten dhe në Mynih këtë nuk e ka bërë.