Para pak ditësh u bë fakt i kryer transferimi i mbrojtësit Gustavo Gomez nga Milani te Boka Zhuniors, për 6 milionë euro.
Marrëveshje e mbyllur mes klubeve, po ashtu edhe mes Bokas e mbrojtësit paraguaian, që po priste me padurim të largohej nga Italia, pas një periudhe të zezë në Milano, ku sezonin e fundit nuk luajti fare.
Megjithatë, nëse më parë Milani e Boka kishin konflikt për çmimin, tani është vetë Gomez ai që është futur në sherr me Bokan, pikërisht pas vizitave mjekësore.
Mbrojtësi refuzon të firmosë, për shkak se kontrata parashikon që të paguhet në dollarë dhe buxheti organizohet nga klubi, pavarësisht nga luhatjet e kursit të dollarit.