Çerçesov: Kroacia, më e fortë se Spanja 

Rusia po befason në këtë Kupë Bote, teksa e sheh veten në çerekfinale dhe ta tejkaluar çdo parashikim, duke kaluar grupet dhe më pas edhe Spanjën superfavorite.

Të shtunën Rusia do të ndeshet me Kroacinë dhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes trajneri Stanislav Çerçesov ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, aq sa beson se do të ndeshet me një skuadër më të fortë se Spanja.

“Populli bën mirë që ëndërron, por ne nuk shikojmë TV dhe nuk lexojmë gazeta, përpiqemi ta mbajmë larg euforinë. Fansat dhe gazetarët mund të merren me detajet e suksesit, pasi është e vërtetë që kemi eliminuar një nga skuadra më të mira të këtij turneu, megjithatë tani kemi një kundërshtar tjetër, që besoj se do të jetë akoma dhe më i ashpër dhe i përgatitur”.

Po ashtu trajneri e pranon se ka pasur një takim me kreun e shtetit Vladimir Putin dhe ai e thekson se mbështetja është shumë pozitive për skuadrën: “Presidenti më thirri në takim para ndeshjes me Spanjën dhe pa diskutim që përkrahja e tij është shtysë shumë e madhe, si për mua, ashtu dhe për të gjithë ekipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online