Hallaçi: Ende djeg goli i pësuar në Moldavi

Kapiteni i Kukësit beson shumë tek kualifikimi, por njëkohësisht tregohet i vetëdijshëm për atë që e pret atë dhe skuadrën e tij. Fakti se tashmë janë njohur me kundërshtarin do të thotë shumë për 33-vjeçarin, sepse tani skuadra di se si t’i përgjigjet Sherifit.

Ai 11-metërsh ishte vendimtar dhe kapiteni e pranon se ndoshta sot do ishte duke folur për të tjera llogari: “E dinim se përballë do të kishim një kundërshtar mjaft të fortë, megjithatë për mënyrën se si shkoi ndeshja besoj rezultati nuk është i drejtë. Ne bëmë një paraqitje dinjitoze. Nëse nuk do të ishte bërë ai gabim e them me bindje se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Ne nuk jemi një skuadër pa eksperiencë në kupat e Europës, pasi jemi pjesëmarrës të rregullt në kupat e europës prej katër sezonesh dhe kemi kaluar ture thuajse çdo vit. Në ndeshjen e kthimit duhet të jemi shumë të përqendruar dhe mund të them se e kemi analizuar ndeshjen e parë, që të evitojmë gabimet e bëra. I kemi idetë e qarta për atë që duhet të bëjmë në ndeshjen e kthimit dhe mund të them se kualifikimi është i arritshëm nëse do të kemi një përqendrim maksimal dhe të shfrytëzojmë mundësitë që do të na krijohen”, përfundoi kapiteni i Kukësit, Rraman Hallaçi.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online