Halili: Nuk iki nga Kukësi. Në janar pak përforcime, kemi gabuar me një lojtar

0

Menaxheri i Kukësit, Naim Halili, është shfaqur sot në krah të trajnerit Mlladen Milinkoviç në konferencën e sotme për shtyp, para sfidës kundër Teutës, nesër në Durrës. Halili është pyetur për gjithçka, duke nisur nga konflikti i përfolur me trajnerin serb, e deri te lëvizjet e janarit.

“Unë jam pjesë e Kukësit dhe nuk largohem. Është një sfidë për mua dhe nuk tërhiqem nga sfidat. Presidenti ka të të drejtë për fjalët që ka thënë, unë u mundova të bëj më të mirën në merkaton e verës, por dështova në 2-3 lojtarë. E pranoj këtë, megjthatë jam konsultuar dhe me trajnerin për këta lojtarë. Nuk është se vura veton, por përgjegjësi kryesor jam unë, pasi ia servira produktin trajneri”.

“Unë jam pjesë e Kukësit dhe nuk largohem. Është një sfidë për mua dhe nuk tërhiqem nga sfidat. Presidenti ka të drejtë për fjalët që ka thënë, unë u mundova të bëj më të mirën në merkaton e verës, por dështova në 2-3 lojtarë. E pranoj këtë, megjithatë jam konsultuar dhe me trajnerin për këta lojtarë. Nuk është se vura veton, por përgjegjësi kryesor jam unë, pasi ia servira produktin trajneri”.

DEKLARATA E PRESIDENTIT GJICI – “Jam përgjegjës kryesore për këtë situatë. Kur nuk ka rezultate, mundohemi të gjejmë fajtorin. Debatet janë për të mirën e ekipit. Presidenti ka investuar shumë për të dalë kampion. Edhe pse jemi larg objektivit aktualisht, kam besim te presidenti sepse ai beson te trajneri dhe shpresoj që Milinkoviç do e arrij titullin. Jam i bindur”.

FJALËT PËR LARGIM – “Nuk e kam menduar largimin definitiv. Jam i dëshpëruar, pasi kur nuk ka rezultate ndihem mjaft fajtor. Do të vazhdoj me klubin dhe besoj se në fund do i marrim të dy trofetë. Unë jam i bindur që trajneri do të vazhdojë deri në maj. Kur ka besim presidenti, beson se do të rezultojë pozitive”.

ZHGËNJIMI –  “Të them të drejtën, Alijev mund të quhet lëvizja më zhgënjyese në merkato. Ishte lojtar me CV të pasur, me eksperiencë, i cili premtonte të shënonte shumë për ne, por nuk u ambientua dot, ndikoi edhe fakti që fliste vetëm turqisht dhe këtu mendoj se kemi gabuar”.

MERKATO– “Besoj se e njëjta situatë do të jetë për merkaton, nuk do të ndryshojmë strategji, por trajneri do të thotë fjalën e fundit. Sërish do t’i servirim lojtarë dhe ai do të marrë lojtarët që do i nevojiten. Nuk do të bëjmë ndërhyrje të mëdha, pasi unë besoj te cilësitë e këtyre lojtarëve. Kanë kualitet, por ndoshta nuk u adaptuan me skemat e trajnerit dhe na lanë disi pas ekipeve të tjera. Me fazën përgatitore shumë gjëra do ndryshojnë. Diskutojmë çdo ditë me trajnerin, kemi disa kandidatura. Në Shqipëri nuk ka, ato lojtarë që kërkon trajneri nuk gjenden këtu, do shohim tregun e huaj. Është shumë e vështirë, nuk do bëjmë shumë ndërhyre, por për lojtarët që do marrim do vendosë vetëm trajneri”.

DEBATET – “Ne bëjmë debate si me trajnerin ashtu dhe me lojtarët. Unë kërkoj rezultate, pasi unë paguhem në bazë të rezultateve. Dua të sfidoj veten dhe të tjerët”.

RAPORTI ME MILINKOVIÇIN- “Ne pimë kafe, unë e kam propozuar Milinkoviçin te presidenti Gjici. Kur nuk ka rezultate unë ndihem keq vetë dhe më pas shkon zinxhirë. I kam kërkuar përgjegjësi dhe trajnerit, të jemi të sinqertë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.