Tirana nuk ia doli të mposhte Partizanin dhe Refik Halili nuk mund të jetë i kënaqur me barazimin. Presidenti i Tiranës ka falenderime pët tifozët, të cilë mbështeten pafund ekipin e tyre, ndërsa zbulon dhe paktin e bërë me lojtarët e ekipit.
Halili është i bindur që bardheblutë do arrijnë të sigurojnë një vend në Europë dhe është i hapuar për aksionerët që pritet të ofrohen te Tirana.
DERBI – “Do ishte mirë që ndeshja të fitohej. Ky është futbolli dhe të tria rezultatet janë brenda. Më vjen keq për tifozët, pasi na kanë mbështetur shumë dhe sot ishin fantastikë. Falënderoj tifozët për mbështetjen dhe fakti që nuk fituam për ta, është për të ardhur keq.”
PAKTI – “Unë nuk jam i kënaqur, do të isha i tillë nëse do të fitonim. Unë kam bërë një pakt me lojtarët para ndeshjes kundër Kukësit dhe me zë të ulët. Duhet të bëjmë maksimumin dhe të shohim përpara, pasi kampionati është i gjatë. Kemi bërë një bisedë dhe kemi rënë dakord të gjithë së bashku për objektivat. Ia kemi arritur deri diku dhe nëse do të kishim marrë një fitore sot, do të meritonin notën 10.”
OBJEKTIVI – “Europën do e arrijmë, si nga kampionati, si nga Kupa. Jam i bindur për këtë gjë. Do të luftojmë për të arritur Europën, por dhe do të bëjmë maksimumin për të arritur te liçencimi. Do të paguajmë këtë gjobë të tmerrshme, si shumë gjoba të tjera. Jam i hapur për aksionarë dhe për bashkëpunëtorë te Tirana. Kush do të vijë këtu, e ka derën e hapur.”