Demi “qan” shtyllën e Telushit: Derbi i bukur dhe rezultat i drejtë. Titulli? Kukësi, rivali kryesor

Partizani ia doli sërish të mos humbiste derbin e kryeqytetit. Ndeshja e 16-të radhazi që “Demat” nuk humbasin përballë ekipit bardheblu, duke vazhduar dominimin e viteve të fundit. Gaz Demi, presidenti i “Demave”, njihet për deklaratat e tij të shkurtra dhe kështu ka ndodhur dhe këtë herë.

DUELI – “Ishte një ndeshje e bukur dhe kjo është e rëndësishme. Mposhtje, jo mposhtje janë për muhabet. Dëshira ime është të fitonim, por nuk u fut ajo shtylla. Tirana na dominoi? Pyesni specialistët. Me çfarë pashë unë në fushën e lojës, ishte një ndeshje shumë e bukur. Rivalë ka sa të duash dhe Kukësi është rival kryesor. Ka ende ndeshje, por sot mund të luanim edhe më mirë.”

REZULTATI – “Duhet të fitonim në fakt, për të ecur sa më mirë, por dhe barazimi është rezultat i pranuar dhe i duhuri. Ishalla të dyja ekipet e qytetit përforcohen sa me shumë. Unë e kam tipin që mërzitem shumë vështirë. Ka dhe shumë ndeshje sa i takon titullit. Janë dhe 12 ndeshje. Matematika nuk na lejon të themi nëse jemi as pranë titullit, as larg.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online