Halili: FIFA të shohë kontratën tonë dhe të vendosë

“Emini do të bashkohet shumë shpejt me skuadrën në stërvitje”, kështu ishte përgjigja e menaxherit të Kukësit Naim Halili në konferencën për shtyp dy ditë më parë. Pas njoftimit të vendimit për çështjen, Halili, i kontaktuar nga “Sport Ekspres” beson se ende nuk është mbyllur përfundimisht kjo histori: “Si mund të dalë i fituar lojtari, kur FIFA ka pyetur vetëm njërën palë. Emini është nën kontratë me Kukësin. FIFA mund të ketë besuar për momentin versionin e Eminit, por kur t’i paraqesim kontratën, do e shohim. Nëse del atëherë fitues, atëherë në rregull”, përfundon Emini. FIFA ka marrë në konsideratë kopjen e kontratës që është depozituar në FSHF, pasi në të tilla raste është FSHF ajo që përfaqëson klubin dhe jo direkt klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *