Hakmerret Rumania, Shqipëria e Bogdanit “ia dhuron” fitoren

Shqipëria U19 është mposhtur 0-1 në miqësoren e dytë me Rumaninë. Në fakt si ne, ashtu edhe miqtë, luanin në këto miqësore me ekipe U18. Ndeshja e parë u vendos nga një penallti e realizuar nga kapiteni Emiljano Bullari, kurse sot një autogol përcaktoi fatet e takimit.

Ishte sulmuesi Kapllani, ai i cili devijoi me kokë një top të harkuar në zonë dhe portierit tonë iu desh ta nxirrte topin nga rrjeta. Rumania nga minuta e 79-të luajti me një lojtar më pak, por kuqezinjtë nuk ia dolën të realizojnë dot golin që do të shmangte të paktën humbjen.

Trajneri Erjon Bogdani ka pasur mundësinë që të shikojë nga afër disa lojtarë interesantë në këto dy përballje dhe mbetet për t’u parë se cilat kanë bindur më së shumti teknikun e kuqezinjve të rinj.

Miqësore – E martë, më 20 nëntor, ora 14:00
Shqipëri-Rumani 0-1
Shënues:
Kapllani 51’ (aut.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online