Hakmarrje perfekte, kthehet EuroShqipëria!

Më në fund! E prisnim këtë ditë ashtu sikurse një beduin gjatë rrugëtimit të tij në shkretëtirë kërkon një oaz për t’u shlodhur dhe shuar etjen… Ai oaz ka ardhur në Haifa, Izrael, aty ku stadiumi 35 mijë vendësh është heshtur nga dopieta e Sadikut dhe goli i Memushajt, që i kanë kthyer reston kombëtares së Levit, e cila në “Elbasan Arena” na mundi me të njëjtin rezultat, por në një ndeshje e cila foli sidomos nën drejtimin e arbitrit turko-gjerman Aitekin, i cili do të ndëshkonte me penallti dhe dy kartonë të kuq, duke krijuar mjaft polemika.

Por, kjo fitore është sidomos përgjigjia që Xhani de Biazi ka dhënë, pra që Shqipëria “e tij” është ende gjallë dhe se lojtarët nuk luajnë kundër shkarkimit të tij, por përkundrazi, kanë hasur vështirësi psiko-fizike. Dhe, në fund, kanë festuar ata 300 tifozë kuqezi që besonin në këtë arrijte. Sepse, në Izrael, festa kuqezi nuk mund të pushojë kaq lehtësisht.

Personazhi ka qenë ai, Armando Sadiku, që ka realizuar një dopietë fantastike, duke mbyllur llogaritë që në pjesë e parë. Dy aksione identike, për të shpërblyer besimin e trajnerit, që e hodhi në fushë në minutën e parë, duke ulur në stol Cikalleshin. Në pjesën e dytë, një aksion perfekt do të sillte edhe golin e tretë, ndërsa Thomas Strakosha do të bënte dy magji për të mbajtur portën e paprekur. Por, ky është suksesi edhe i një skeme që na ka dhënë shumë kënqësi në të shkuarën. E, nëse ju mungonte Shqipëria e Europianit ose përpara tij, ja tek e keni! Ishte ajo që shijuat sot…

Kënaqësia më e madhe, vërshëllimat e tifozëve izraelitë ndaj kombëtares së tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=sC7AToUXH_A

https://www.youtube.com/watch?v=9EIJGsLdClQ

https://www.youtube.com/watch?v=oXmOZFu-dc4

Izrael-Shqipëri   0-3

Shënues: / Sadiku 22’, 44’, Memushaj 21’

Izrael: Goresh; Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi

Trajner: Elisha Levi

Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Roshi, Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku

Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Aleksei Kulbakov (Bjellorusi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *